Vrasja e Santiago Malkos, Bledi Teta mohon përfshirjen në ngjarje, i akuzuari përplaset me prokurorin në sallën e gjyqit

0
260

Blendi Teta i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, në seancën e së henës ka dhënë deklarimet e tij përpara Gjykatës së Posaçme. Siç u bë ditën e djeshme publike në mediat, përballë togave të zeza të GJKKO-së, Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz. Ndërkohë sipas burimeve, mësohet se prokurori i çështjes Behar Dibra, ka kundërshtuar deklarimet e tij, duke i thënë gjykatës së në fashikujt e dosjes hetimore ka prova të mjaftueshme se Teta ka pasur rol kryesor në atentatin mafioz. Sipas tij, përveç, pamjeve filmike ka dhe prova të ADN të tetës qe e implikojnë atë në ngjarje. Ndërsa në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve që kanë dijeni për ngjarjen, të cilët do thirren për të dëshmuar. Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që në dëshminë e tij para grupit hetimor, Blendi Teta ka deklaruar se ka qenë vetëm kalimtar i rastit dhe se ai nuk kam lidhje me ngjarjen. Megjithatë grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë dijeni mbi autorët që ekzekutuan Malkon në fund të gushtit. Sidoqoftë, vlen të theksohet se që prej kësaj date Bledar Teta është shfaqur i trembur dhe ka shfaqur ankth brenda ambienteve të burgut, ndërkohe me urdhër të prokurorisë së Tiranës, Bledar Teta është transferuar në një burg tjetër të sigurisë së lartë. Kjo pasi Teta ende nuk cilësohet si dëshmitar apo bashkëpunëtor i prokurorisë në zbardhjen e vrasjes së ish-efektivit të Policisë së Tiranës Santiago Malko, ndërsa është nën hetim si person ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë për zbardhjen e të vërtetës”.

Ja si rrodhi ngjarja

Gjykata e Posaçme nis në një dhjetor të vitit që lamë pas gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Teta asokohe u akuzua për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Për vrasjen e Malkos u akuzuan edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim. Konkretisht policia ka në kërkim për ngjarjen Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën. Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim do të jetë vetëm Teta, i cili dje ka pasur seancën e radhës. Kujtojmë që Malko është emër i njohur për policinë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani,Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here