Një familje me 4 anëtarë u shua sot në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi, Fieri. Deri tani është identifikuar vetëm kryefamiljari, shtetasi E.Gushi i cili ishte duke drejtuar Toyotan me targa greke.
Teksa ata udhëtonin në vendin e quajtur “Kripa”, Audi i zi me shpejtësi tepër të lartë i ka përplasur nga mbrapa dhe i ka nxjerr nga rruga. Ndërkohë, vetë mjeti ku sipas Policisë udhëtonin dy të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur, ka dalë nga rruga, ka thyer një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar dhjetëra metra më tej në një kanal.
Aq e madhe ka qenë shpejtësia e Audit me targa AA 107 XX, saqë kur mjeti është përplasur në tokë, ka hapur një gropë të madhe.










































