Google search engine
Home Aktualitet Tronditet Tropoja, 46-vjeçari qëllon me armë zjarri bashkëfshatarin

Tronditet Tropoja, 46-vjeçari qëllon me armë zjarri bashkëfshatarin

0
240

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Shtetasi me inicialet I. Ahmati është arrestuar nga policia ka plagosur shtetasin B.Kolbibën, 39 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzhe në Tropojë. 39-vjeçari është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

“Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin. Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.  Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta,  shtetasi I. A., 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili  është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here