Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK merr vendimin përfundimtar për prokurorin Abaz Muça, ja çfarë u vendos

KPK merr vendimin përfundimtar për prokurorin Abaz Muça, ja çfarë u vendos

0
399

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë drejtuesin e komanduar të Prokurorisë së Matit, Abaz Muça.

Prokurori Muça kaloi vetingun sot në një proces i cili u krye nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Prokurori i Matit ka rezoltuar i pastër në tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, siç është analiza e pasurise së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Abaz Muça e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 2008, ai është promovuar si prokuror në Prokurorinë e Matit. Prej vitit 2020, Muça ushtron funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Matit si i komanduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here