Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është tërhequr nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Elisabeta Imeraj kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr.
- Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email.









































