Prokuroria ditën e djeshme bëri me dije që kryetari i bashkisë së Mallakastrës ka mohuar një dënim që ka pasur në shtetin fqinj me ne. Janë zbardhur të tjera detaje nda dosja për Qerim Ismailajn.
Bëhet me dije sse ngjarja që mund t’i kushtojë karrierën si politikan Ismailajt, ka ndodhur në vitin 1999, kur ai jetonte si emigrant në Greqi.
Për të siguruar mbijetesën, ai punonte në ndërtim. Një ditë, pas përfundimit të punës, kryebashkiaku ishte konfliktuar me pronarin e firmës ku edhe punonte pasi nuk e kishte paguar. Në konflikt e sipër, biznesmeni ishte rrëzuar dhe kishte marrë dëmtime. Si pasojë Ismailaj ishte arrestuar dhe dënuar me 3 vite burg, vepër penale që në legjislacionin shqiptar shlyhet vetëm me një gjobë.
Por ky dënim, edhe pse i dhënë më shumë se 20 vite më parë, nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Pas indicjes së dhënë nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi një letërporosi tek autoritetet fqinje, duke zbuluar kështu edhe dënimin.