Aksidenti i rëndë në Tiranë, arrestohet djali i Erzen Breçanit, 24-vjeçarja u përplas në trotuar

0
461

Dy ditë pas aksidentit të rëndë në zonën e Kinostudios, uniformat blu kanë vënë dje në pranga djalin ish zëvendës drejtorit të policisë Erzen Breçanit, 19 vjeçari J. Breçani. Manovrat e shpejtësisë në zonën e Kinostudios kanë bërë që i riu të humbasë drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, duke përplasur rëndë 24-vjeçaren Xh. G., e cila ka humbur në moment njërën këmbë. Ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë ka marrë plagë të rënda në fytyrë e në trup. Vajza i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi. Sakaq kujtojmë se aksidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Xhanfize Keko” teksa 24-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin, më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 24-vjeçaren që ndodhej në trotuar. Mësohet se kjo e fundit për disa minuta qëndroi shtrirë, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën. “Arrestohet J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Sakaq theksojmë se pas apeleve të shumta nga autoritetet për të respektuar sinjalistikat rrugore, drejtuesit e mjeteve, vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë duke shkaktuar aksidente me rrezik për jetën e këmbësorëve. Ndërsa nga sa kemi raportuar bilanci i aksidenteve në 12 ditët e këtij muaji është thelluar. 
Deklarata e vajzës nga spitali i Traumës
Manovrat e shpejtësisë nga 19-vjeçari J. Breçani, në rrugën “Xhanfize Keko”, i shkaktuan 24-vjeçares jo vetëm plagë të rënda në fytyrë e në trup por edhe humbjen e njërës këmbë. E reja ka folur paraditen e djeshme për herë të parë lidhur me aksidentin duke treguar gjithë skenën e tmerrshme që përjetoi. E tronditur ajo është shprehur se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. Ndërsa ka shtuar se nuk e ka parë makinën e cila i është drejtuar me shpejtësi, për shkak të shiut. Sipas saj gjithçka ka ndodhur brenda disa minutave , ndërsa ndihmën e parë e ka marrë nga kalimtarët deri në momentin që ka mbërritur ambulanca. Ndër të tjera 24-vjeçarja ka konfirmuar se nuk ishte shtatzënë. Vajza ende nuk i ka takuar familjarët pasi ka thënë se prindërit i ka në Greqi, ndërsa theksojmë se paraditen e djeshme, pak as aksidentit të rëndë, iu nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma, ndërsa mjekët thonë që po bëjnë gjithçka. “Më kujtohet e gjithë skena. Isha duke pritur një shoqe, për të dalë. Shtëpinë e kam në zonën e freskut. Në ato moment po binte shumë shi. Përballë shoh një makinë që po vinte me shpejtësi. Për shkak të shiut mu turbullua pak shikimi. Kujtoj përplasjen. Çdo gjë ndodhi shumë shpejtë. Nuk humba ndjenjat. Kujtoj që kisha shumë dhimbje. Ambulanca për fat të mirë erdhi shpejt,” ka thënë e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here