Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka marrë vendimin drastik, pasi nuk e fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit.
Malaj deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur. Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e “tërhequr” nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues. Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua.
“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova”, tha Malaj për Report Tv.










































