Google search engine
Home Aktualitet Iu lut t’i hapte derën/ E ëma e gjeti Shkëlzen Velajn të...

Iu lut t’i hapte derën/ E ëma e gjeti Shkëlzen Velajn të përgjakur te shkallët, publikohet fotoja e viktimës në Vlorë

0
320

Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat ka tronditur sërish qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 42-vjeçari Shkëlzen Vela.

Pasi kishte pikasur një makinë të dyshimtë që e ndiqte, Velaj ka nxituar që të shkonte në banesën e tij, ku në portën e shtëpisë u qëllua me breshëri plumbash.

Një nga fqinjët tha për gazetarët se ka qenë e ëma e viktimës që e ka gjetur djalin të plagosur rëndë në pragun e shtëpisë.

Ai iu lut pak sekonda para se ta vrisnin që ti hapte derën.

Pas krimit, në afërsi të fshatit Risili, nga policia është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes, që dyshohet të jetë të paktën dy. Në makinë është gjetur edhe një armë zjarr tip kallashnikov.

42-vjeçari i vrarë Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt, një prej viktimave të ngjarjes së ndodhur në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino në Çole të Vlorës mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Ajo ngjarje njihet edhe si “masakra e Çoles”, e që dyshohet se pasoi një sërë atentatesh në qytetin bregdetar. Për hetuesit, një hakmarrje e mundshme është një nga pistat e hetimit të vrasjes së 42-vjeçarit.

Iu lut t’i hapte derën/ E ëma e gjeti Shkëlzen Velajn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here