“Meta është në një situatë të rëndë psikologjike”/ Spartak Braho plas ‘bombën’ për Presidentin dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Kjo është e sigurt

0
203

Socialisti Spartak Braho u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se shkarkimi i Presidenti Meta është i sigurt.

“Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president”, Braho.

Ai shtoi dhe më tej duke pohuar se Meta është në një situate të rëndë psikologjike.

“Kjo është nismë e grupit parlamentar të partisë socialiste, komisioni hetimor ka përfunduar hetimin e çështjes. Kemi bërë çdo përpjeke për ta thirrur po ai nuk erdhi, Meta është në një situate të rëndë psikologjike. Pasi ligjet që merr ky parlament që ai nuk e njeh ai i dekreton, të gjitha shkeljet e presidentit janë të rënda.

Pesë janë më të rëndësishmet, Meta ka shkelur rëndë atë që konsiderohet si përfaqësuesi i popullit, është bërë i njëanshëm. Meta ka marrë nëpër gojë edhe personalitete të tjera, presidenti nuk jep urdhra ai vepron me mesazhe dhe dekrete. Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president, si jurist unë mendoj se vendimi i gjykatës kushtetuese nuk duhet komentuar”, tha Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here