Kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, përfaqësuesit e PD-së flasin me emra dhe bëjnë denoncimin e fortë në KAS: Ja me sa lekë u ble një votë

0
38

Partia Demokratike ka paraqitur provat e saj për kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë dhe për të ripërsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit.

PD argumentoi se kandidatët e PS, veçanërisht, Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person. Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve.

PD thotë se kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për votë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit.

Për identifikimin e tyre kanë përdorur regjistrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbatimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.

“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme.”- u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj