Bujar Nishani bën deklaratën e papritur dhe tregon vednimin drastik që ka marrë: Nëse kjo gjë ndodh në Partinë Demokratike do t’i kërkoj falje Bashës dhe do largohem nga politika

0
55

“Nëse merret vendimi për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit do të largohem nga politika”, kjo ka qenë deklarata e fortë që ka bërë ish presidenti i vendit, Bujar Nishani.

  • I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafokut, Nishani bëri një pretim publik duke thënë se nëse pas ankesave të PD merret vendimi për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, ai do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës.

Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik. Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më” tha ai.

Nishani deklaroi se pavarësisht ankesave për parregullsi, rezultati i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshuar dhe përpjekja e Bashës për të justifikuar humbjen e PD në zgjedhje është vetëm për të mbrojtur veten.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj