“Shpërndarja e mundshme e Parlamentit”/ Zbardhet shkresa për shkarkimin e Ilir Metës, 11 ditët e presidentit ku paraqiten provat që e ‘fundosin’. Socialistët publikojnë shkeljet e rënda

0
211

Mazhoranca ka mbledhur ditën e sotme plot 50 firma për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta. Emrat u dorëzuan në Kuvend me kërkesë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka kryer shkelje anti-kushtetuese përpara dhe gjatë fushatës elektorale.

Në një prononcim për media ishte Taulant Balla, ai i cili bëri me dije shkeljet e kryera nga presidenti, por pa i specifikuar hollësisht. Në shkresën zyrtare dorëzuar legjislativit të firmosur nga 50 deputetë gjenden dhe provat që socialistët kanë arritur të mbledhin për të faktuar shkeljet e Metës.

Provat qëndrojnë te 11 deklarata publike të presidentit Ilir Meta në rrjete sociale, ku më e fundit është ajo e 28 Prillit ku deklaroi firmosjen e Dekretit në mbrojtje të Republikës, ku u aludua për një shpërndarje të mundshme të parlamentit

Më poshtë gjeni shkresën e plotë sipas datave të shkeljeve që socialistët pretendojnë se ka kryer Presidenti Meta:

"Shpërndarja e mundshme e Parlamentit"/ Zbardhet shkresa

Ad by Valueimpression

"Shpërndarja e mundshme e Parlamentit"/ Zbardhet shkresa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here