“E turpshme”, kryeministri Rama reagon ‘flakë për flakë’ pasi e quajtën ‘dëshmitar’ të projektit për rishikimin e kufijve të Ballkanit: Çfarë zhgënjimi

0
263

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake ‘Der Standard’ lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama i cilëson lajmet në fjalë si të rreme dhe thekson se kurrë nuk ka thënë ndonjë gjë në lidhje me përcaktimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, apo të mbështesë një gjë të tillë.

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!”, shkruan Rama.

“E turpshme”, kryeministri Rama reagon ‘flakë për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here