Politikani i njohur bën deklaratën e fortë, paralajmëron zhvillime në Ballkan: Mund të ketë luftë, unë jam gati

0
49

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç trazoi përsëri publikun, duke e lënë të hapur mundësinë e një lufte të re në Ballkan.

“Babai im u fajësua kur tha “fle i qetë, nuk do të ketë luftë”. Pastaj nisi lufta. Unë nuk do ta them këtë. Sepse nuk varet vetëm nga Alija apo Bakir”, tha Izetbegoviç në një intervistë me kanalin O të Sarajevës.

Pyetjes së gazetarëve s nëse ishte i gatshëm të qëndronte para njerëzve nëse ka luftë, Izetbegoviç tha:

“Absolutisht! Absolutisht! Unë preferoj të vdes sot sesa të lejoj gjenocidet të sundojnë një pjesë të Bosnjë e Hercegovinës. Padyshim. Unë po ua them këtë sot gjatë Ramazanit. Pra, nuk ka dyshim që ata do ta bëjnë atë. Ata mund ta fillojnë, por ata nuk do ta dijë se si do të përfundojë”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj