Rama prezanton drejtuesit e listave në çdo qark, vështirësi në Tiranë. Erion Braçe i pari në Fier

    0
    229

    Edona Bilali, Shkodër: Të rintjë e Shkodrës e njohin.

    Pranvera Resulaj, Vlorë: E mbështet gjithë biznesi. Ka qenë drejtore tatimesh.

    Greta Dukraku, Kukës: Është paraqitur në platformën tonë dhe performanca e saj ka qenë realisht shumë pozitive, marrë parasysh edhe opinioni i qytetarëve. Ne kemi bërë matjet e opinioneve për të vlerësuar pëlqyeshmërinë e individëve.

    Eni Zake, Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë.

    Lavdrim Krashi, Dibër: Një emigrant profesionist në sensins që prej vitit 1994 ka emigruar në Bitaninë e Madhe. I njohur dhe i respektuar nga komuniteti dibran, i respektuar ndaj njerëzve. Në bashkinë e Londrës drejton një sektor të planifikimit dhe strehimit social. Është një mesazh edhe ky për të gjithë emigrantët, një ilustrim konkret i përpjekjes për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien tonë me emigrantët, pasi kemi hedhur një bazë.

    Hatixhe Konomi, Berat: Nënkryetare e Bashkisë Berat, master për menaxhim në Francë. Një mesazh kuptimplotë për komunitetin në Berat ku ne kemi shumë projekte me zhvillim dhe të tjera që do të iniciojmë.

    Më tutje, këto nuk i ndaja dot, s’kemi mundësi të vëmë dy njerëz në vend të parë, kështu që…në vend të parë janë dy zonja shumë të nderuara që i njeh gjithë Shqipëria, dy gra që kemi arritur t’i përçojë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesjeje dhe dashurie. Luljeta Bozo dhe Najada Çomo. U jep edhe mundësinë që gjyshet të ndjehen të përfaqësuara dhe të kenë një prej tyre që i përfaqëson. Është një mesazh i bindjes time që nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë. Ka të reja e të rinj që mund të jenë 274 vjeç në mendje dhe ka të moshuar që janë 20 vjeçarë në mendje siç është zonja Luljeta.

    Në Fier, vendi i parë është një socialist i paepur që do luftojë, Erion Braçe. Kështu zgjerohen kufijtë e partisë Socialiste. Ka një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit dhe zgjeron Partinë Socialiste duke e bërë atë pasqyrë të shoqërisë dhe të gjithë kategorive dhe të njerëzve të zakonshëm.

    Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

    Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

    Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

    Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua. Milva Ikonomi, denbabaden.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here