Jozefina Topalli bën rrëfimin e rrallë, tregon momentin e arrestimit të Sali Berishës nga Ilir Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Përfundova në Drejtorinë e Policisë

0
46

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Jozefina Topalli e cila si rrallë herë ka folur më gjatë për jetën personale, familjen dhe karrierën e saj në politikë. E pyetur nga moderatorja e njohur Mirela Milori se si i ka përballuar bashkëshorti i saj përballjet e forta në politikë apo në parlament, Jozefina ka treguar se ai ka qenë gjithmonë mbështetës dhe nuk është ndarë asnjë moment nga ajo.

Madje Topalli ka treguar se periudha kur u vra Azem Hajdari dhe momenti i arrestimit të Berishës nga Ilir Meta në vitin 2000 ka qenë shumë e vështirë për të. 

Mirela Milori: Si u njohët me bashkëshortin?

Jozefina Topalli: Ne kemi qenë afër në një lagje, ne flisnim më përpara por nuk kishim asnjë gjë. Në një moment të caktuar, ai u afrua. Fillimisht isha në distancë por ne kishim edhe një lidhje tjetër familjare, kushërira e tij ishte e martuar me djalin e tezes time. Pastaj më ndërroi mendjen, është më i madh se unë, por qëndrimi i tij për të qenë i njëjtë si përpara se unë të hyja në parlament, si kur unë isha në parlament, sikurse jemi sot, ka qenë një vendim shumë i mençur.

Mirela Milori: Disa përballje shumë të forta që janë më shumë kosto personale sesa në emër të partisë, kur ktheheshit në shtëpi çfarë ju thoshte bashkëshorti jam kurioze?

Jozefina Topalli: Në ’98-ën kur u vra Azem Hajdari ishte një situatë shumë e tmerrshme, edhe në 2000-shin pastaj, kur Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në mesnatë, e çoi në drejtori dhe unë isha mbas dhe përfundova në Drejtorinë e Policisë. Nuk më është ndarë asnjë sekondë, ka lënë çdo gjë në shtëpi dhe në momentet më të vështira ka qenë bashkë me mua. Nuk hynte në zyrë për të qenë bashkë me mua, por rrinte aty dhe ndiqte çdo gjë me sy, sigurisht që nuk më ka lënë asnjëherë vetëm.

Në përballje me Ilir Metën, ka një dozë të madhe civilizimi, unë nuk besoj që çdo burrë do e përballonte me qetësi dhe mirëkuptim atë që ai ka përballuar gjatë asaj situate në më mënyrë të veçantë, kur çdo gjë thuhej në parlament dhe ndonjëherë kapërcehej, sepse mund të bëhen sulme politike dhe nganjëherë kapërcehej fjalori. Nuk them se nuk është mërzitur por ka shumë zotnillëk që e ka nga familja e tij që kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm. Këshilla më jep vazhdimisht edhe sot edhe në fillim. Për shembull, për çfarë të duhet, po lëre. Në fakt po ta kisha dëgjuar pak më shumë edhe ndoshta më mirë do kishte qenë për mua. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj