Njoftim i bujshëm! Arrestohet zyrtari i lartë i Prokurorisë

0
245

Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është arrestuar në kuader te aksionit “Subvencioni 2021”.

Mediat kosovare shkruajnë se Krasniqi aktualisht është intervistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike. Ndërkohë, informacioni nuk është konfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike e as nga policia.

Arrestimi i sotëm është vazhdimësi e operacionit të javës së shkuar në kuadër të të cilit u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni është zhvilluar në disa zona të Kosovës, i cili rezultoi me konfiskimin e mbi 400 mijë euro, mjete të ndryshme, telefona, kompjuterë etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here