Merkato e dimrit po afron, ndërkohë që ka klube elitare që po mendojnë edhe për verën e ardhshme. Barcelona ka vendosur që Hamza Abdelkarim të mos largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, duke përjashtuar mundësinë e një huazimi në këtë periudhë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, talenti 18-vjeçar do të vazhdojë të jetë mes ekipit të parë dhe kategorive të reja të klubit katalanas, ndërsa në verë do të shqyrtohet mundësia e huazimit të tij për të fituar më shumë përvojë. Ndërkohë, Barcelona ka ndërmarrë edhe një hap për ta mbrojtur futbollistin nga interesimi i klubeve të tjera.
Klubi ka rritur klauzolën e tij të largimit nga 15 milionë në plot 150 milionë euro. Për Abdelkarimin kishte interesim nga skuadra në Itali, Gjermani dhe Angli, por Barcelona dëshiron ta mbajë nën kontroll të ardhmen e tij dhe të vazhdojë zhvillimin e talentit të ri.








































