Euro ka shënuar një tjetër rënie në kursin e këmbimit me lekun, duke u këmbyer këtë të mërkurë me një mesatare prej 90.1 lekësh.
Ndërkohë, qytetarët që shesin euro në pikat e këmbimit valutor përfitojnë rreth 89 lekë për një euro. Zhvillimi shënon një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane në raport me lekun.




