“Shërohu, se nuk po e shtyj dot më!”/ Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ në luftë me COVID-19 pas riinfektimit, i dashuri i saj i bën surprizën që nuk e kishte imagjinuar kurrë (VIDEO)

0
249

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari para disa ditësh njoftoi se është riinfektuar nga COVID-19 dhe kësaj here po e përjeton me simptoma më agresive.

Mirëpo pikërisht dje, kur do të transportohej episodi i radhës i emisionit të saj, ‘Më thuaj një dëshirë’, Fjoralba mori një surprizë që nuk e priste.

Fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i kanë bërë asaj një surprizë të madhe.

Dy shoqet e saj, moderatoret Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca, së bashku me tre fëmijë, kanë qenë surpriza e parë.

Momente shumë emocionuese u përcollën me videomesazhet, por ajo që e përloti moderatoren ishte mesazhi që gjyshërit e saj i kishin dërguar.

Nevina dhe Argjira, zbuluan edhe një prej dëshirave më të mëdha të Fjoralbës; ajo është e dashuruar me koncertin e fundvitit të Vjenës, ndaj stafi i emisionit i solli poshtë ballkonit pak nga kjo atmosferë. Dy bileta në çift për ta ndjekur koncertin e ardhshëm nga afër dhe një mesazh emocionues dashurie në kohërat e Covid-19.

Për herë të parë në një dalje publike, i dashuri i moderatores, Francesco, e ka surprizuar atë me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.

Fjoralba e ka mbajtur marrëdhënien e saj larg vëmendjes së kamerave, ndaj ka qenë një habi edhe për shoqet e saj prezenca e Francescos në program.

“Shërohu shpejt se nuk po shtyhet më kështu”, i ka thënë ai Fjoralbës, ndërsa ajo mes lotësh, i është përgjigjur; “Më ka marrë shumë malli!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here