Lufta kundër COVID-19, kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur

0
265

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar sot në qendrën e vaksinimit të ngritur në stadiumin ‘Arena kombëtare’, ku po vaksinohen personat mbi 80-vjeç.

Rama bën të ditur se nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund furnizimin me vaksinën AstraZeneca.

“Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç

Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here