E rëndë ajo çfarë po ndodh në Elbasan/ Vdesin 3 pacientë në moshë të re nga Covid. Në gjendje kritike dhe dy persona të tjerë, mes tyre oksigjenisti i spitalit

0
301
SPITALI I SEMUNDJEVE INFEKTIVE NE QSUT - Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 223 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 11 kane nderruar jete dhe 44 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nINFECTIOUS DISEASES HOSPITAL AT QSUT - Nurse wears protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 223 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 11 have died and 44 have recovered.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku kanë humbur jetën 3 qytetarë brenda orësh si pasojë e Covid-19 në spitalet e kryeqytetit.

Burime bëjnë me dije se viktimat janë të moshës 35-45 vjeç, të tre të gjinisë mashkullore. Burimet bëjnë me dije se dhe një tjetër pacient po nga Elbasani është në gjendje kritike për jetën, në spitalet Covid në Tiranë, duke shkaktuar një gjendje alarmi te të gjithë qytetarët.

Një ditë më parë, edhe oskigjenisti i spitalit të Elbasanit, vetëm 38 vjeç është shtruar në spital, për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenimit.

Mësohet se ai është trajtuar për disa ditë me radhë në banesë, dhe më pas është dërguar në gjendje të rënduar drejt Tiranës, ndërkohë që situata është duke precipituar në të gjitha qytetet e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here