Ndodh ne Kosove/Hyjnë në grevë punonjësit brenda Zyrës së Kryeministrit, zbardhen arsyet dhe çfarë kërkojnë nga kryeministri

0
265

Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës kanë vendosur të hyjnë në grevë. Sigurohet vendimi i Këshillit Grevist të punëtorëve brenda zyrës së Kryeministrit, ku bëhet e ditur se me votim të fshehtë është vendosur që të hyhet në grevë.

Punonjësit brenda ZKM-së, përmes grevës kërkojnë që të anulohet rregullorja 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit si dhe të kthehet në pikën zero ky vendim.

Në vendim për hyrje në grevë po ashtu theksohet se në takimet që ka pasur Këshilli Grevist me kryeministrin Hoti dhe Sekretarin e Qeverisë, Fitim Krasniqi, nuk është marrë për bazë asnjë kërkesë e punëtorëve.

Greva sipas vendimit do të nis sot nga ora 10:30.

Ndodh edhe kjo! Hyjnë në grevë punonjësit brenda Zyrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here