“U zhduk doktori nga mbledhja. Nuk do na vrasin dhe ne?”/ Bombardimi i presidencën, reagon Berisha dhe tregon detajet e rënda: Urdhërova asgjësimin e çdo avioni dhe bateritë e artilerisë kundërajrore, si përgjigje të vetme eliminimin e tyre

0
240

Neritan Ceka ka sjellë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, rrëfimin e jetës, ku ndër të tjera foli edhe për disa zhvillime në ngjarjet e vitit 1997.Ceka tregoi për një takim me Presidentin e kohës Sali Berisha, me praninë e Preç Zogaj, Rexhep Mejdanit dhe Namik Dokles.

Ceka tregon se Berisha e ka pranuar këtë takim pavarësisht se ata ishin kundërshtarë të fortë me njëri-  tjetrin, ndërkohë që një ditë pas këtij takimi në presidencë është zhvilluar një mbledhje.

Por sipas Cekës, gjatë zhvillimit të saj Berisha u largua disa momente,  pasi në atë kohë ishte hapur lajmi që rebelët kishin marr aeroportin e Kuçovës dhe flitej se do të bombardohej presidenca.

“Ditën e nesërme që u ulëm atje, një moment u zhduk doktori nga mbledhja.  I thashë Tritan Shehut: Ore ku iku ky? Tha që iku. Se  atëherë u hap ky lajmi që kanë pushtuar aeroportin e Kuçovës dhe janë ngrit avionët të bombardojnë presidencën. I thashë: Po ne nuk jemi në presidencë? Nuk do na vrasin dhe ne?”, tha Ceka në Opinion një ditë më parë.

I pyetur nga Opinion.al  Berisha bëri me dije se informacioni për bombardimin e Presidencës kishte ardhur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes, por ai vetë nuk është larguar nga presidenca asnjë çast.

“Kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalos bateritë e artilerisë kundërajrore  të gardës  por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjësojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimetër”, thotë ndër të tjera Berisha.

“Ajo qe thotë zoti Ceka është e vërtet. Në mbledhje nga ministria e mbrojtjes më njoftuan zyrtarisht se forcat rebele kishin rënë dakord me aviator në aeroportin e Kuçovës që të bombardonin presidencën. Pas këtij njoftimi jam larguar nga mbledhja dhe ngjitem në zyrën time, kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalos bateritë e artilerisë kundërajrore  të gardës  por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjesojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimeter. Njëkohësisht janë njoftuar puçistët se çdo përpjekje për të bombarduar presidencën do ketë si përgjigje të vetme asgjësimin e tyre. Pas marrjes se këtyre masave, jam rikthyer përsëri në mbledhje dhe më pas kam vazhduar punën në zyrën time”,-deklaron Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here