Detaje surprizë nga ceremonia e 20 janarit/2 ‘yjet’ që do të performojnë gjatë inaugurimit të Biden

0
49

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden.

Lady Gaga bëri fushatë pro Biden duke u shfaqur në krah të tij në prag të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën nëntorin e shkuar.

Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar. Lopez, e cila u rreshtua gjithashtu pro Biden vitin e shkuar do të dhurojë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të drejtoj një edicion televiziv special ku do të jenë të ftuar shumë yje.

Me titull “Festa e Amerikës”, në programin 90-minutësh do të marrin pjesë muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.

Komiteti inaugurues i Biden tha se: “Do të festohet fillimi i një rrugëtimi të ri kombëtar drejt një Amerike të bashkuar”, dhe do të “tregohet qëndresa, heroizmi dhe angazhimi i përbashkët i popullit Amerikan për të qenë bashkë si komb për t’u shëruar dhe rindërtuar”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj