Skandali me sanitaren tek COVID-2/ Ish-roja i Sanatoriumit: Dorëheqjen duhet ta japi drejtori i spitalit, ka punësuar 5 veta nga një familje

    0
    314

    Një qytetar i cili pretendon se ka punuar si roje private te Sanatoriumi ka reaguar pas skandalit të publikuar ditën e djeshme në emisionin “STOP”, ku sanitarja Tire Alldervishaj duke u shtirur si infermiere i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shtëpuar nënën që ishte e infektuar me Covid-19 dhe po merrte trajtim në spital .

    Në një deklaratë për Faxëeb, qytetari ka thënë se ai që duhet të japë dorëheqjen pas ngjarjes në fjalë është drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi, që sipas tij ka favorizuar punësimet familjare në këtë spital. Ai ka thënë se brenda në spital janë të punësuar 5 persona të një familje.

    “28 ditë të mos e dijë drejtori i spitalit që infermierja zbriste nga kati i tretë në katin e dytë? Si mos ta dinte drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi se çfarë ndodhte aty, është akt shumë i rëndë, të paguash 8 milionë lekë dhe nëna të vdesi… Këtë punë Perlat Kapisyzi duhet ta sqarojë, unë kam punuar si roje private në këtë spital, më jepnin ndonjë mijëlekësh, faleminderit u thoja unë, po jo që të më bëhej fatura. Unë e kam njohur Tiren, njoh drejtorin në radhë të parë me të gjithë. Ka ardhur koha që të gjithë e kanë mendjen të marrin lekë. Po them vetëm Perlat Kapisyzi bashkë me bashkëshorten ti japë dorën Edi Ramës, se këtu janë bërë 5 veta nga një familje që janë të punësuar. Perlat Kapisyzi ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, por të arrijë një sanitare të tallet për 28 ditë, më e pakta që mund të bëjë është të japë dorëheqjen”, shprehet qytetari.

    Ditën e djeshme, ‘STOP’ zbuloi skandalin në spitalin COVID2, ku sanitarja Tire Alldervishi, u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra me pretendimin se do t’i shërbente. Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila denoncoi skandalin, ndërsa publikoi edhe bisedat me të ëmën e ndjerë, e cila i thoshe se nuk i jepnin ushqim dhe nuk e trajtonin mirë.  Pas zbulimit të skandalit, Tire Alldervishi është arrestuar sot nga uniformat blu

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here