Shkelma dhe grushta mes adoleshenteve nga Tirana, zbardhet shkaku i sherrit

0
238

Një përplasje fizike mes dy vajzave është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë. Sipas një dëshmie për Joq, vajzat e përfshira janë rreth moshës 16-vjeç dhe ato janë konfrontuar fizikisht për një djalë. Një nga vajzat dhunon tjetrën, ndërsa dy shoqet e saj e filmojnë.

Vajza, e cila dhunohet kërkon vazhdimisht falje, por kjo nuk e ka penguar adoleshenten tjetër që të mos e godasë. Kujtojmë se ngjarje të tilla po shënohen shpesh në Shqipëri. Shumë herë kemi publikuar pamje të adoleshentëve që konfliktohen në ambientet e shkollave për motive të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here