Ariana Grande merr vendimin të zyrtarizonte lidhjen me Dalton Gomez? Shumë shpejt do të martohen….

0
16

Para disa ditësh Ariana Grande i surprizoi të gjithë me lajmin e papritur të fejesës me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur.

Ekspertët nisën menjëherë të analizojnë unazën e Grande-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë. Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të.

Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber. Por si e morën ata të dy kaq shpejt vendimin për të zyrtarizuar lidhjen e tyre?

Është mësuar se Ariana dhe Dalton kanë nisur marrëdhënien që në janar dhe karantinën në muajin mars e ka kanë kaluar bashkë në shtëpinë e Grande-s në New York City.

“Po bëhej interesante për ta që të shikonin njëri-tjetrin , kështu që ajo vendosi që të përfitonte nga shansi i saj. ajo bleu një shtëpi në ‘Hollywood Hills’ në qershor dhe nuk u bë kurrë pishman. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”, kanë thënë burime pranë çiftit.

“Dalton është një djalë shumë i mirë. Ai është shumë i fokusuar në punë. Atij i pëlqen që lidhja me Arianan të jetë private. Ata kanë pasur mundësinë që ta njohin njëri-tjetrin në paqe”, kanë shtuar burimet.

Ata kanë thënë se dhe të afërmit e Ariana-s janë shumë të lumtur që ajo do të martohet së shpejti me Dalton Gomez.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj