Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen me shtëpi të re

0
190

Dyshja shumë e njohur e showbiz-it, Kim Kardashian dhe reperi Kanye West kanë investuar sërish në një pronë të patundshme që do të jetë tashmë shtëpia e tyre e re.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat e huaja, teksa zbulohet se shtëpia e tyre private ka kapur shifrën 3 milion dollarë.

Shtëpia-fermë ndodhet në Hidden Hills në Los Angeles. Kjo pronë është e ndarë me shtëpinë kryesore në njërën anë të rrugës dhe një stallë kuajsh në anën tjetër.

Shtëpia me katër dhoma gjumi është një “shtëpi super e këndshme”, sipas prezantimit nga Marc dhe Rory Shevin, përfaqësues të agjencisë së pasurive të patundshme që u mor me marrëveshjen.

Shtëpia ka tavane të harkuar, vatra zjarri me dru, një suite të madhe, pishinë dhe një oborr me detaje spanjolle.

Më herët, Kim Kardashian ka treguar se ka vendosur t’ju dhurojë nga 500 dollarë 1000 fansave të saj. Ajo është shprehur se 2020-ta nuk ka qenë e lehtë për askënd, ndaj ka menduar që t’ju vijë në ndihmë disa njerëzve në këtë mënyrë. Kim thotë se disa persona nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë, të ushqehen apo të blejnë dhurata për fëmijët këtë fundvit dhe për këtë arsye ka dëshirë që t’ju ofrojë ndihmën e saj.

“Hej njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre, apo për vendosjen e një dhuratë poshtë pemës për fëmijët. Unë dua të përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, ka njoftuar Kim përmes një postimi në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here