Rama rikthen në kabinet Niko Peleshin/Vjen reagimi i ambasadores Yuri Kim dhe ka dy fjalë për të

0
248

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka caktuar në krye të ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshin.

“Ne e mirëpresim emërimin e @nikopeleshi  si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që & të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe @NATO  Aleatët. #KrahPerKrah!”, shkruan Yuri Kim

Po kush është Niko Peleshi dhe postet e që ka mbajtur

Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm i sapo emëruar nga Kryeministri Rama, është emër i njohur në sferën politike shqiptare.

Ministri i cili deri më sot mbante postin e kryetarit në Komisionin e Veprimtarise Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 1989 Peleshi përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë.

Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera e tij politike fillon në tetor të 2004-ës, kur u emërua Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtroi këtë funksion për rreth një vit.  Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 u zgjodh anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Niko Peleshi në vitin 2013 u zgjodh Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta. Në vitin 2017, u zgjodh Ministër i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama II.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here