Ndryshime në kabinetin Rama/ Artan Shkreli largohet nga ministria e Infrastrukturës për një tjetër post

0
257

Artan Shkreli emërohet drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Ai e merr këtë post, pasi ish-kreu i këtij Instituti, Agron Hysenlliu, ndërroi jetë nga Covid më 15 nëntor.

Mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ishte shtruar prej rreth 10 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku humbi jetën nga komplikacionet e virusit.

Arkitekti Shkreli ka mbajtur disa poste në qeveri gjatë viteve, kur në 2003-shin ka qenë këshilltar për Urbanistiken dhe Trashëgiminë pranë kryeministrit Fatos Nano, ndërsa në 2013-n u bë këshilltari për territorin pranë kryeministrit Edi Rama. Ai ka mbajtur postin e zv.ministrit nga viti 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here