Kufiri detar Shqipëri- Greqi/ Rama i jep përgjigjen e prerë presidentit Meta

0
52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për çështjen e zgjerimit të detit me Greqinë. Përmes një postimi në Twitter Rama ka sqaruar edhe presidentin Meta se nuk ka negociata Shqipëri-Greqi në lidhje me përcaktimin e vijës detare mes dy vendeve, prandaj çështja do shkojnë në gjyq.

‘Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”-shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj