Humb jetën nga koronavirusi inspektori i antidrogës

0
20

Ka ndërruar jetë inspektori i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19. 38-vjeçari ishte shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi ku qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim. Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.

38-vjeçari nga Tirana,Klodian Shevroja,pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë,u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016,ku punoi inspektor krimesh deri në muajin Prill të këtij viti.

Nga muaji Prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si Specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj