Rusia i shkruan kryeministrit Rama: Jemi gati ta sjellim vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri

0
273

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar Kryeministrinë se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Selia diplomatike thekson se është e gatshme për ta bërë diçka të tillë në Shqipëri.

Postimi në Facebook i ambasadës ruse i drejtohet Endri Fugës, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Por objektivi i kreut të qeverisë shqiptare është tjetër, teksa në fillim të dhjetorit ishte në SHBA ku takoi bosin e “Pfeizer”, Albert Burla.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. 

Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.


#stopkoronavirus #ndalCOVID19 #SputnikV

Rusia i shkruan kryeministrit Rama: Jemi gati ta sjellim vaksinën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here