Greqia miraton zgjerimin e kufirit me 12 milje/ Rama nxjerr DOKUMENTIN e vitit 1990 dhe deklaron: Vija ndarëse do të vendoset me gjyq. Kjo gjë nuk mund të ndodhë

0
24

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas zyrtarizimit që Greqia i bëri zgjerimit me 12 milje  në detin Jon. Rama ka publikuar edhe dokumentet e vitit 1990, ku sipas tij tregohet se Greqia bëri sot atë që Shqipëria e ka bërë para 30 vitesh.

Sipas tij, shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh.

Postimi në Tëitter

E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!

Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!

Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet!

Greqia miraton zgjerimin e kufirit me 12 milje, Rama nxjerr DOKUMENTIN e vitit

Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet! pic.twitter.com/Du566RcsW0— Edi Rama (@ediramaal) December 26, 2020

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj