Cili është sekreti i jetëgjatësisë së mbretëreshës së Anglisë? Ish-kryekuzhinieri i pallatit mbretëror zbulon çfarë ajo ha gjatë një dite

0
45

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II nuk i duron dot makaronat, orizin dhe patatet, prandaj i ka ndaluar që të futen në pallat. E njëjta gjë vlen edhe për hudhrën, të cilën 94-vjeçarja e shmang për shkak të erës së keqe të gojës. Asaj gjithashtu nuk i pëlqen qepa, ushqimi i shpejtë…

Atëherë çfarë ha ajo? Përgjigjen për pyetjen e dha ish-kryekuzhinieri i pallatit mbretëror, Darren McGrady, i cili zbuloi se cila është menuja e saj e përditshme.

Mbretëresha e ditës zakonisht fillon me një mëngjes të thjeshtë – çaj dhe biskota. Kjo pasohet nga një tas me drithëra, por Elizabeth, kujdeset për shëndetin dhe linjat ndaj i zgjedh me pak karbohidrate.

Pasdite ajo shijon role me reçel dhe krem dhe është fanse e madhe e çokollatës. Por ka edhe më. McGrady tregon se gjatë vaktit, ajo ka një broshurë në tryezë në të cilën, nëse një pjatë e caktuar nuk është e shijshme, ajo shkruan: Unë nuk dua ta ha më këtë!

Drekat e Mbretëreshës janë mjaft të shëndetshme. Për këtë vakt, ajo zakonisht zgjedh peshk ose pulë të pjekur në skarë me spinaq ose një sallatë të lehtë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj