“Do ju rrjep si ngjala”, mjeku Enver Hoxhës rrëfen kërcënimin që ka marrë nga Mehmet Shehu: Ja çfarë ndodhi

0
365

Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi ka rrëfyer për herë të parë një episod të asaj se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu.

Mjeku Kamberi tha se gjatë një takimi, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Diçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar problemet shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi kishte probleme me zemrën.

Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjendja e Hoxhës ishte serioze, Mehmet Shehu i kishte kërcënuar se ‘do i rripte të gjallë si ngjala’.

PJESE NGA INTERVISTA

Ju flisni për një takim që patët takim mes ministrin e Shëndetësisë, Llambi Diçishti dhe bashkë ikët tek Mehmet Shehu, për t’ja përcjell gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës.

Ai takim për mua ka qenë shumë i vështirë.

Përse?

ndoshta dhe më i vështirë dhe për ministrin. Shkuam atje pasi në 81-in, kur ndodhën këto trazirat në Kosovë, Enveri iku shpejt nga Vlora pa i mbaruar pushimet. Ai shkonte jo vetëm paradite në zyrë por dhe pasdite. Bëri një krizë edeme mushkrore, që në truallin e sëmundjes që ai kishte, janë gjëra që ndodhin. Ishte pas një stresi. Ne kërkonim ndihmë që ta bënim atë që mos të vinte në zyrë, pro të qëndronte në shtëpi si i sëmurë. Ai nuk na dëgjonte. Disa herë e kam parë në orën 2 pas mesnate, me edeme-mushkrore që është situatë e rëndë, dhe pasi kapërcente situatën, shkonte në zyrë.

Si sillej me ju?

Me ne?! Sillej shumë miqësisht, na respektonte. Në këtë situatë ne na duhej që t’i kërkonim shokëve të tij të afërt që të na ndihmonin. Një ditë më përpara Mehmet Shehu ishte vënë në dijeni për problemet që kishte pacienti. Pasi nëse ndodhte diçka e papritur, ministria duhet të ishte e përgatitur, që ne të kishim mjetet e nevojshme. Deri në atë kohë, sa ishte Hysni Kapo gjallë, i diskutonim me të. ndaj ekipi duhet të kishte nevojë për një mbështetje.

Si ju priti?

Shumë mirë na priti. Ai na dëgjoi përse shkuam atje, deri në momentin kur ai pyeti; ‘çfarë është kjo edeno mushkrore?!’ Ministri i tha; si nuk është e rrezikshme, në një gjendje të tillë ai mund të mos dalë!”. Dhe Mehmeti ia kthehu: Ça mund të vdes?! “Po, edhe mundet” i tha ministri. Më pas ai pësoi një ndryshim të paparashikueshëm. U kthye nga ne, na shahu, na fyeu, na kërcënoi. Kërcënimi që i mbylli të gjitha ishte; ‘do t’ju rrjep lëkurën si ngjalë’. Në këtë moment u detyrova që të ngrihem. E kapa ministrin për dorë dhe u ngritëm. Ai ishte në këmbë. Pastaj kur u ngritëm ne, ai mbeti. Ne u nisëm për tek dera dhe ai erdhi pas nesh. Tek dera pastaj unë po mendoj se ne duke punuar aq mirë sa punonim, të na rripej lëkura ishte e pashpjegueshme. Unë i thash; shoku kryeministër, ekipi ka punuar shumë mirë. Ministrit i tha; “ti mos eja më për të më informuar”. Kur zbritëm poshtë ministri tha; ‘ç’bërë tha, pse fole?!’ Unë ia ktheva; ‘si mos të flisja?! Që ne po lëmë familjet dhe po sakrifikojmë dhe të na rripet lëkura?!’ Më pas ai tha; ‘mos e diskuto më me njeri’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here