Leo Messi u bën dhuratën e pabesueshme të gjithë portierëve që u ka shënuar/ Reagon Buffon: Shpresoj të jenë të fundit

0
239

Me rastin e 644 golave të shënuar me Barcelonën, një markë e famshme birrash u ka dërguar nga një shishe birrë dhuratë të gjithë portierëve për çdo gol që kanë pësuar nga Lionel Messi.

Për shembull, Gianluigi Buffon ka marrë dy shishe, të cilat në etiketë kanë të stampuara numrat 514 dhe 515, që korrespondojnë me golat e Messit që i shënoi Juventusit në fazën e grupeve të Champions League, në vitin 2017.

“Këto janë dhuratat e mia nga Messi, që përfaqësojnë golat e tij numër 514 dhe 515 në karrierë me Barcelonën. I mbaj mend shumë mirë ato gola, pasi humbëm 3-0. E vetmja dëshirë që kam është që këto të jenë shishet e fundit të birrës që marr. Ok, Lionel? Dy janë mëse mjaftueshëm”, shkroi në Instagram portieri legjendar i Juventusit, i cili pozoi me dy shishet në duar.

Leo Messi u bën dhuratën e pabesueshme të gjithë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here