Grushta me të birin nga Liqeni/ Shoqerohet në polici ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë me pasuri gati 2 milion euro

0
315

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet.

Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 për shkak të një konflikti me djalin për një automjet.

Gazeta “TemA” ka siguaruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Malajt nga efektivë të policisë, te Liqeni Arificial, në një vend parkimi.

Malaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.

Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.

Ai është denoncuar disa herë nga persona të caktuar në qytetin e Vlorës, ndërsa ka kërkuar dhe mbrojtje për shkak të frikës se mund të eleminohej nga persona të lidhur me krimin e organizuar.

Grushta me të birin nga Liqeni, shoqërohet në polici ish-gjyqtari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here