Këngëtarja Mariza Ikonomi u shpreh se kujton me nostalgji kur ka performuar këngën “Mëmëdheu” sepse nuk e priste aspak që publiku të kishte atë reagim, madje të thërriste “Mariza, Mariza”.
Ajo tregoi se në moshë të vogël ka pasur një lidhje dhe afeksion shumë të veçantë për Freddie Mercury, madje ka qenë e dashuruar me të.
“Sapo kisha zbuluar Freddie Mercury, kishte vdekur dhe u trondita shumë. Mbaj mend që kam qenë të shkallët e pallatit dhe qaja me dënesë. Komshinjtë me thoshin çfarë ke dhe unë i thosha “ka vdekur Freddie Mercury”, tha abc news.
Reagimi I komshinjve të mi ishte “qyqa mi dreq thamë ca ka ndodh. Unë kisha rënë në dashuri me të dhe asnjë s’ma kuptonte dhimbjen”.