Masat e reja të qeverisë shqiptare parashikuan që prej kësaj të enjte deri më 4 janar ora policore do të bëhet 20.30 me 06.00 të mëngjesit, ndërkohë që më 5 janar do të rikthehet regjimi i mëparshëm 22.00 me 06.00,
Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundvitit, që mund të çonin në përhapjen më gjerë të virusit Covid-19.
Në daljen e saj për mediat ministria Manastirliu u shpreh se kufizimi i ri do te prekë aktivitetin e bareve, restoranteve dhe fast food-eve.
Vendimi
Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
– Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
– Kufizimi i aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.
– Po ashtu rekomandojmë të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.