I dënuar në Itali për drogë, sekuestro preventinve pasurive 1.5 mln euro në Fier

    0
    232

    Policia e Shtetit bën të ditur se ka vendosur sekuestro preventinve mbi pasuri me vlerë rreth 1.5 milionë euro të cilat dyshohet se rjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

    Pronat e sekuestruara janë në pronësi të bashkëshortes së Shaban Zenaj, i ekstraduar dhe i dënuar në Itali me 14 vite burg.

    “Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thotë policia.

    NJOFTIMI

    Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale u finalizua operacioni policor i koduar “Kuadrati”.

    Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

    Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

    Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

    • Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
    • Një apartament në Vlorë;
    • Një apartament në Pogradec;
    • Një automjet tip “Benz”.

    Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

    Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here