Dalin pamjet e ngjarjes që tronditi qytetin/ përplasja me pistoleta e ‘Vis Korçarit’ me 3 personat e tjerë

0
220

Publikohen pamjet që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit.

Pamjet filmike të siguruara  nga “Report Tv” tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.

Ky person njihet nga policia e Elbasanit, si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytetin e Elbasanit dhe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një skenë të ngjashme në rrugën qëndrore të qytetit. Me sa duket mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit, ka pasur një debat e sipër, ku mësohet se kanë shkëmbyer paralelisht sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Sic shihet edhe në pamjet filmike, nga automjeti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Çaushllari ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa të tre personat Feliks Filaj, Migert Qosja dhe Eris Çekani, e sulmojnë fizikisht Çaushllarin duke e qëlluar me grushta.

Në pamjet filmike ai largohet me vrap duke u ndjekur nga tre të rinjtë, ndërkohë pas disa sekonda tre të rinjtë kthehen sërish në makinë. Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatërron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërrohet dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari. Migert Qosja, mandej shkon në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet. Ndërsa 4 sekonda më pas shfaqet me motor një efektiv i policisë rrugore, që merr nën kontroll situatën. Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merrte mjekim të specializuar.

Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit janë ndaluar nga policia me vullnetin e tyre. Ende vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimit e Migert Qosja. Kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi në muajin shkurt 2020, ai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e ndaluar këtë të fundit dhe goditur me grushta e shkelma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here