KQZ i kërkon Kuvendit fonde shtesë për identifikimin elektronik të votuesve

0
147

KQZ i ka kërkuar Kuvendit fond shtesë për projektin e identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një letre që mban firmën e kreut, Ilirjan Celibashi thuhet se se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Komisioni iu drejtua me kërkese 22 kompanive me përvojë në fushën e teknologjisë dhe në përfundim mori në konsideratë 6 kompani.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thekson se duke marrë parasysh se afatet për realizimin e projektit janë të limituara, 145 ditë nga zgjedhjet, dhe buxheti i vitit 2021 është miratuar pa përfshirë këtë projekt, kërkon ndërhyrjen emergjente për vënien në dispozicion të fondeve.

“Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ‘Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021′, në shumën totale 2.112.304.484 lekë“, thuhet në kërkesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here