“Jordan” një vepër teatrore, plot ankth, lakuriq dhe e pashlyeshme

0
329

“Jordan” titullohet vepra teatrore, që do të vijë si një bashkëpunim i regjisorit Kiço Londo dhe aktores së njohur Ermira Hysaj. Monodrama shkruar nga Anna Reynolds dhe Moira Buffini është një tjetër projekt teatror i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra me regji nga Londo është përkthyer nga Marelba Fushekati Boçi. Ajo që pritet të ndodhë, do të vijë një vepër teatrore nën bashkëpunimin surprizues Londo dhe Ermira Hysaj. Në një shënim të tij për këtë projekt teatror që do të vijë si premierë, si regjisor Kiço Londo shprehet se në veprën “Jordan” kemi të bëjmë me një nga tekstet më të vështira të dramaturgjisë bashkëkohore. “Edhe tani pas 22 vitesh kontakti me këtë tekst të mrekullueshëm, këtë histori të vërtetë, tronditëse, përpiqem ti vendos ngjarjet në një rresht dhe të justifikoj ndjenjat e mia! Por gjithmonë do të tronditem nga padrejtësitë e jetës dhe shtypjen, që u bëjmë emocioneve tona, në dëm të të tjerëve por edhe të vetvetes. Duke bërë këtë udhëtim të mrekullueshëm teatror përpiqem të zbuloj çelësin, që Eri po përdor për të hapur derën që bashkon shpirtin e saj me atë të Shirlit. Sepse kemi të bëjmë me një nga tekstet më të vështira të dramaturgjisë bashkëkohore. E rëndësishme është, që Eri e ka kuptuar se Shirli është një Medea moderne”, shprehet Londo në shënimin e tij për këtë vepër teatrore premierë. “Jordan” do të jetë me regji nga Kiço Londo, i cili vlerëson shumë dhe bashkëpunimin me aktoren Ermira Hysaj. Londo tregon se kjo është regjia e gjashtë në projektet e tij teatrore, ku aktorja Ermira Hysaj merr pjesë me rol. “Regjia e gjashtë e imja me Erin, por po më duket si herë e parë, për shkak të mënyrës dhe guximit se si Eri ma propozoi këtë tekst të dashur për mua dhe mënyrës se si Eri po punon, duke më bindur se me aftësitë e saj të rralla mund të arrijë gjithçka”, vijon më tej regjisori Londo në shënimin e tij për këtë premierë teatrore të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Jordan” një vepër teatrore, plot ankth, lakuriq dhe e

Vepra “Jordan”  

Shirli u rrit në një familje të varfër me një baba abuzues, i cili e dhunonte nënën e saj. Menjëherë pas adoleshencës së saj, ajo gjen dashurinë  dhe në të njëjtën kohë një rrugë shpëtimi në fytyrën e të dashurit të saj inxhinier. Shirli mbetet shtatzënë dhe ai së shpejti ndjek gjurmët e babait të saj dhe bëhet i dhunshëm, duke e goditur atë, poshtëruar atë dhe madje duke sjellë gra të tjera në shtëpinë e tyre për t’i dhënë atij kënaqësi. Shirli, përmes të gjitha fatkeqësive, lind djalin e tyre Xhordan, por partneri i dashuri i saj e braktis atë, për t’u kthyer dy vjet më vonë me gruan e tij të ardhshme dhe e akuzojnë atë se është moralisht e dënueshme dhe e paaftë për të rritur djalin e tyre, në mënyrë që ta ndajnë atë nga fëmija i saj. E gjendur në një udhëkryq dhe duke menduar se nuk mund të jetojë dot pa Xhordanin dhe as Xhordan pa të, Shirli mbyt foshnjën e saj dhe bën një përpjekje të dështuar vetëvrasjeje. Shirli akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj dhe dërgohet në burg, në repartin psikiatrik, ku përpiqet përsëri dhe përsëri për t’i dhënë fund jetës. A është ajo me të vërtetë përgjegjëse për vrasjen? A mund të vrasë vërtet dashuria? Apo është, në vetvete, lehtësuesi më i rëndësishëm? Në dhomën e pritjes së gjykatës ajo po pret vendimin e gjyqtarëve dhe të jurisë dhe kujton se si arriti deri atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here