Situata e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë rekomandon mësimin online në shkolla, ja nga cila datë do të nisë

0
226

Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjera për të frenuar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit.

Së fundmi përveç Universiteteve është kërkuar që edhe në shkollat fillore dhe të mesme të nis mësimi online.

Ministria e Shëndetësisë thekson se pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve i është rekomanduar më pas Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të bëhet i alternuar.

Pra mësimi do të zhvillohet, në formën klasike por edhe online. Sipas Manastirliut, kjo praktikë do të nisi që në datë 1 dhjetor.

“Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë.” tha Manastiruliu ndër të tjera.

Tashmë pritet që Ministria e Arsimit të miratojë dhe të vërë në zbatim rekomandimet e bëra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here