“LISTA E VENEZUELËS” shkakton tërmet politik.
MADURO përfshin 60 senatorë Amerika në akuza për mitëmarrje miliona dollarë. Një stuhi politike ka shpërthyer, pasi e ashtuquajtura “Lista e Venezuelës” pretendohet se lidh 60 senatorë amerikanë me marrjen e miliona dollarëve ryshfet nga regjimi narkoterrorist i Maduros.
Mbështetësit e lëvizjes patriotike në Amerikë mes këtij zbulimi konfirmojnë tradhtinë e të ashtuquajturit “Shtet i Thellë” (Deep State) dhe shënojnë ardhjen e “stuhisë”.
Hugo “El Pollo” Carvajal, ish-kreu i shërbimeve të inteligjencës së Venezuelës, i cili mbahet në një burg amerikan dhe është deklaruar fajtor për vepra penale që lidhen me narkoterrorizmin, thuhet se po zbulon luftën totale të Maduros kundër Shteteve të Bashkuara.
Sipas këtyre pretendimeve, Maduro përdor trafikun e drogës, bandat kriminale si “Tren de Aragua” dhe aleancën terroriste me Hezbollah-un, FARC-un, ELN-në dhe agjentë kubanë, me qëllim zhytjen e qyteteve amerikane në kaos.
Gjithashtu, pretendohet se konfirmohet që kompania “Smartmatic” është krijuar nga agjentë venezuelianë me qëllim manipulimin e zgjedhjeve në Amerikë, duke u dhënë të drejtë paralajmërimeve të mbështetësve të kësaj lëvizjeje pateiotike për procese zgjedhore të manipuluara.
E ashtuquajtura “Lista e Venezuelës” akuzon senatorët në fjalë se kanë marrë ryshfete nga kartelet e drogës, me qëllim sabotimin e operacioneve të Presidentit Trump kundër narkotikëve, si dhe të strategjive të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Autorët e këtyre akuzave i cilësojnë këta politikanë si tradhtarë dhe u atribuojnë përgjegjësi për viktimat amerikane, si pasojë e krizës vdekjeprurëse të fentanilit, substancë të cilën, sipas pretendimeve të tyre, ata e kanë lejuar të ndodhë.
Disa emra të permendur nga Lista e plotë e senatorëve të implikuar:
– Chuck Schumer (Demokrat, Nju Jork)
– Mitch McConnell (Republikan, Kentaki)
– Adam Schiff (Demokrat, Kaliforni)
– Elizabeth Warren (Demokrate, Masaçusets)
– Bernie Sanders (I pavarur, Vermont)
– Cory Booker (Demokrat, Nju Xhersi)
– Amy Klobuchar (Demokrate, Minesota)
– Mark Kelly (Demokrat, Arizona)
– Lisa Murkowski (Republikane, Alaska)
– Susan Collins (Republikane, Maine)
– Chuck Grassley (Republikan, Ajova)
– Joni Ernst (Republikane, Ajova)
– Mark Warner (Demokrat, Virxhinia)
– Tim Kaine (Demokrat, Virxhinia)
– Patty Murray (Demokrate, shteti i Uashingtonit)
…dhe dhjetëra politikanë të tjerë, të cilët teksti i cilëson si të shitur dhe pjesë të establishmentit të unifikuar.
Mbështetësit e teorisë së “White Hats” (Kapelet e Bardha) pretendojnë se tashmë e kanë nën kontroll planin, se gjykatat po presin kriminelët dhe se një zgjim i madh ka nisur, ndërsa patriotët po bashkohen.
Demokracia amerikane po kundërpërgjigjet, me Trump-in në krye të përpjekjes përfundimtare për të “tharë kënetën”.
Fitorja i përket popullit dhe stuhia, sipas mbështetësve të kësaj narrative, do të pastrojë gjithçka.









































