Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, futbolli në zi

0
206

Është ndarë nga jeta legjenda argjentinase e futbollit Diego Armando Maradona! Ai ka pësuar një arrest kardiak pasditen e sotme dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Lajmi tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën  që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here