Njoftimi i rëndësishëm nga gara për “FBI-në shqiptare”

0
17

FBI-ja Shqiptare do të jetë e paplotë, ndërkohë 39 aplikantët që kaluan nga 55 kandidatë fazën e katërt do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe formularin e interesave private për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë.

Aplikantët kanë kohë deri në 2 dhjetor që të plotësojnë deklaratën e pasurisë e cila do t’i dërgohet BKH-së dhe faza tjetër e garës për kandidatët për oficerë të BKH-së do të jetë testi i poligrafit, ndërkohë ora dhe data do të njoftohen në datë 2 dhjetor.

‘Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri’, shkruan BKH në njoftimin e saj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj